Categories
Uncategorized

Zyrtari i VV-së thotë se përveç Arben Gashit, i infektuar me COVID-19 është edhe Kujtim Shala

Ditë më parë u konfirmua se deputeti i LDK-së, Arben Gashi është në mesin e të infektuarve me COVID-19.

Si pasojë e kësaj i njëjti bashkë me familjarë janë vetizoluar.

Por Adnan Rrustemit nga Lëvizja Vetëvendosje tha se i infektuar me koronavirus është edhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë Rrustemi e deklaroi në T7, ndërsa Indeksonline e ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë deputeti Shala, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Duhet përkujtuar që numri përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 2 mijë e 878 persona, ku 52 humbën jetën e 1 mijë e 577 persona janë shëruar./Indeksonline/

Categories
Uncategorized

Pacienti i prekur me COVID-19 flet nga Infektiva: Isha në gjendje të rëndë, kujdesuni për familjet

Pacienti i prekur me COVID-19 flet nga Infektiva: Isha në gjendje të rëndë, kujdesuni për familjet
Një pacientë i infektuar me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat në mënyrë që të mos preken nga ky virus.

“Jam nga Peja. Kam qenë në gjendje të rëndë, por duke falënderuar të gjithë stafit gjendja është përmirësuar”, ka thënë ai në Info Magazine.

Duke falënderuar stafin mjekësor të klinikës për punën, ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

“Kujdesuni për familjet, prindërit, pleqtë”

Ai poashtu i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të bëjë të pamundurën që ta mbështes stafin në Infektivë”,

“Po bëjnë punë të palodhshme”.

Categories
Uncategorized

Befason Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se “kjo ushtri guerile” u çlirua nga Serbia “ashtu siç u çliruam ne civilët”.
“Debati që është zhvilluar në Parlament, mos u ktheni shumë prapa. Sot pranohen si veteran ata që kanë shërbyer në një organizatë guerile siç ka qenë UÇK, por nuk pranohen ata të organizatës tjetër guerile që quhet FARK. Ky konflikt ka ndodhur në vitin 99. Nuk ka nevojë shumë për elaborim, UÇK është çliruar nga Serbia ashtu siç jemi çliruar ne civilët”, ka thënë Surroi.

Surroi: Thaçi në Rambuje ishte i padijshëm

Ai ka thënë se kjo Kushtetutë nuk është dashur të refuzohej, por do të kishte qenë mirë të mos sillej ajo Kushtetutë fare në tryezë, por të krijohej një më e mirë që në start.

Surroi ka thënë se është dashur që menjëherë pas luftës të shpalosej një flamur i përkohshëm, e pranuan e se pranuan ndërkombëtarët, e më pastaj të vendosej për një flamur të përhershëm.

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri, por një grup i armatosur. “UÇK-ja nuk e ka çliruar Kosovën, por trupat tokësore të NATO-s”, ka thënë mes tjerash Surroi.

“Debati që është zhvilluar në Parlament, mos u ktheni shumë prapa. Sot pranohen si veteranë ata që kanë shërbyer në një organizatë guerile siç ka qenë UÇK, por nuk pranohen ata të organizatës tjetër guerile që quhet FARK. Ky konflikt ka ndodhur në vitin ‘99. Nuk ka nevojë shumë për elaborim, UÇK është çliruar nga Serbia ashtu siç jemi çliruar ne civilët”, ka thënë Surroi.

Arsyeja pse është thënë se UÇK-ja e çliroi Kosovën është se sipas Surroit, legjitimiteti i pushtetit të vendosur pas luftës duhej t’i përkiste çlirimtarëve apo padronëve të luftës.

Surroi ka thënë se Adem Jashari ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës, ndërsa ka theksuar se Aeroporti i Prishtinës më mirë do kishte qenë të quhej “Ibrahim Rugova”, pasi ai ka fluturuar shumë, ndërsa autostrada e Kombit të quhej “Adem Jashari”.

Ai foli edhe për prapaskenat e shtetndërtimit dhe rrugën deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Debati në Rambuje ishte për të krijuar një koncenzus. Ne nuk njiheshim mes vete dhe unë propozova një formulë që i bashkonim të gjithë. Me këtë krijoi një mirëbesim sepse ekzistonte një dyshim mes grupeve të ndryshme dhe me koncensusin atëherë e lejoi këtë punë. Një pjesë e delegacionit nuk ishte e interesuar për koncensus por si të zhvendosej Rugova nga roli i liderit dhe në vend të tij të ishte dikush tjetër. Pra ishte luftë në pushtet”, ka thënë Surroi.

Sipas tij, Hashim Thaçi është zbutur nga qëndrimi i tij në Rambuje pasi i ishte thënë se do të shkruhet një skenar për luftën e UÇK-së.

Unë e them, mënyra se si u qetësua z. Thaçi dhe u largua nga roli i tij pengues në Rambuje ka qenë biseda e tij me z. Rubin ku ai i tregon se e ka një mik në Hollywood dhe ai mund të shkruajë një skenar për UÇK-në Në rambuje kam propozuar një formulë që do të pajtoheshim të gjithë me të. Edhe në Rambuje ishte luftë për pushtet”, ka thënë ai.

“Ishte një mosdituri e Zotit Thaçi, një djalë i ri që nuk dinte shumë. Për Bashkësinë Ndërkombëtare nuk ka qenë e lehtë. Thaçi pasluftës është mundur të krijojë një raport të mirë me ndërkombëtarët”, ka thënë Surroi.

“Në vitin 2000 kam qenë në Uashington për të biseduar në departamentin e Shtetit që Kosova ta ketë Kushtetutën e vet, pasi që Rezoluta 1244 nuk e ka penguar Kosovën ta ketë Kushtetutën e vet. Pas një pauze shumë të gjatë, me këtë iniciativë është kthyer Hans Hakerup dhe u ul e shkroi një Kushtetutë që ishte në diskontinuitet me hapësirën më të vogël të të drejtave se ç’kishte Kushtetuta e 1974. Kushtetuta e 74 ka pasur Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe qëllojani kush ka qenë Ministër i asaj kohe? Ukshin Hoti”, ka thënë Surroi.

Surroi: Për interesa të të afërmve të kryeministrit, sot nuk jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër

“Kartoni i Gjelbër ka mundur të rregullohej më 1999 me angazhimin e UNMIK-ut. Por deri më sot, profiterët kanë marrë mbi 200 milionë euro nga diaspora, e sot thonë se tash mundemi të jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër pasi kemi zhvilluar negociata në Bruksel”, ka thënë Surroi, duke shtuar se kjo punë nuk po ndodhë për shkak të këtyre bisedimeve.

“Kemi mundur ta kemi kodin e telefonit, prapashtesën e internetit, por kanë qenë interesa të të afërmve të kryeministrit”, u shpreh Surroi.

Surroi: Islamizmi politik, strukturë anti-evropiane

“Islamizmi politik, ashtu siç edhe nuk e përfaqëson kjo strukturë e elitës politike që e ka zaptu shtetin, ashtu islamizmi politik nuk e përfaqëson islamin dhe besimin tradicional islam në Kosovë. Islami në Kosovë ka qenë tolerant dhe pjesë e të gjitha lëvizjeve politike. Besimtari islam ka qenë aktiv në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Islamizmi politik po përdoret për qëllime tjera për të sjellë vlera që nuk kanë kompatibilitet në këtë shoqëri. Njeriu që identifikohet me këtë strukturë, imami Krasniqi, qartazi artikulon mendimin e kësaj strukture anti-evropiane”, ka thënë Surroi.

“Islamizmi politik është një lëvizje e kufizuar, por aktive dhe në formën e vet të paraqitjes edhe të dhunshme”, ka shtuar ai.

Categories
Uncategorized

Ajo nuk del kurre ne publik! Historia e pazakontë e Blendi Fevziut me gruan e tij:Si e humba 11 vjet…(Foto)

Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu sot ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Fevziu i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private.

Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Ines si dhe për dy vajzat e tij.

E siç është shprehur dhe Fevziu, Ines ka zgjedhur që të ruaj një profil të ulët publik dhe sipas gazetarit kjo është një nga arsyet se përse marrëdhënia e tyre ka funksionuar gjithë këto vite.

Blendi Fevziu më pas është pyetur dhe për historinë e tyre të dashurisë, e cila rezultoi të jetë një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.

Categories
Uncategorized

Reagon ashpër Konjufca,Qeveria Hoti anuloi vendimet për kthimin e ambasadorëve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca përmes një postimi në FB ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për anulimin e vendimit për kthim të konsujve.

Ai ka thënë se vendimi i sotshë, është argumenti më i mirë i mashtrimit të paskrupullt të elektoratit nga LDK-ja, duke ua premtuar në zgjedhje qytetarëve luftimin e krimit, por në të vertet duke ua sjellur koalicionin e zhvatjes.

Ky është postimi i plotë:

Vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti, pra anulimi i vendimit për kthimin e konsujve të paligjshëm, tregon për orientimin thellësisht të gabueshëm politik të LDK-së. Ky është koncesion kapital me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar.

Kosova ka vuajtur 20 vite nga bandat e zhvatjes së institucioneve shtetërore, të cilët edhe misionet tona diplomatike dhe shërbimin tonë të jashtëm e kanë kthyer në shitblerje kriminale të pozitave publike.

Edhe vendimi im për kthimin e ambasadorëve politikë të cilët kanë hyrë në mandatin e dytë, ka qenë i drejtë, i ligjshëm dhe i domosdoshëm. Masa e të ngarkuarve politikë në misionet tona diplomatike ka shkuar në nivelin mbi 70%. Ligji thotë që duhet të jenë në 50%.

Vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti është argumenti më i mirë i mashtrimit të paskrupullt të elektoratit nga LDK-ja, duke ua premtuar në zgjedhje qytetarëve luftimin e krimit, por në të vertet duke ua sjellur koalicionin e zhvatjes.

Avdullah Hoti e ka bërë këtë veprim për shkak se është i shantazhueshëm nga PDK-ja, AAK-ja e NISMA. Ai e di se pa këto kompromise me ta nuk mund të jetë kryeministër. Ama kjo tregon se qëllimi i tij suprem nuk është ndryshimi që popullit i duhet, por përmbushja e ambicies së vet personale në kompromis me keqpërdoruesit tradicionalë të buxhetit të shtetit tonë. E ndytë dhe e pafalshme.

Zgjedhjet e reja demokratike do të vinë shumë shpejt sepse qytetarët nuk do ta tolerojnë gjatë këtë mashtrim. Prandaj këto vendime kriminale të Qeverisë Hoti do të ndërpriten sapo të mbahen zgjedhjet që janë afër.

Categories
Uncategorized

Çun Lajçi i ashpër me Thaçin: “Ti mashkull i Brojës! Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!

Aktori Çun Lajçi ka reaguar sot pas adresimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë, ku tha se është i lumtur që nuk i ka besuar asnjëherë.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçi i tha Thaçit se nuk ke zemër me dhënë dorëheqje.

“Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu! Ik, se je lodhë tue u mshef!”, ka shkruar Lajçi.

Postimi i plotë:

“Ti mashkull i Brojës!

Veç orën e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo.

Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!

I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!

Shiko, se qe besa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, atë e ke poshtnue plot 20 vjet!

Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrue at tekst patetik. Ti s’e ke kancerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët në gjynah!

Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu! Ik, se je lodhë tue u mshef!./
Gazeta Sinjali/

Lëvizje te postimet

Categories
Uncategorized

Shkumbin Demaliaj e lëshon debatin: Po largona për shkak të këtij debati ‘Kali, magar’. Jam në televizion publik

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ishte i ftuar në emisionin “Debat” në RTK, ku ishin prezentë nënkryetari i OVLUÇK’së, Nasim Haradinaj, ish-ministri Dardan Gashi, ish-deputeti Milaim Zeka ku u diskutua për Hagën dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe e lëshoi debatin, pasi siç tha ai në këtë debat po flitet me gjuhën “Kali”, “Gomar”.Krejt ky eskalim erdhi kur nisen akuzat ndaj Veton Surroit nga Nasim Haradinaj dhe Milaim Zeka, i cili kishte deklaruar (Surroi) se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.Zeka e quajti Surroin rrugaq për këtë deklaratë, ndërkaq Nasim Haradinaj tha se me fjalën rrugaq është duke e nderuar. “Ai është tradhëtar”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu, ish-deputeti Zeka tha se Surroi ka bërë libër racist kundër Drenicës.Pastaj në vazhdim të debatit filluan Nasim Haradinaj e Milaim Zeka të përdorin fjalët “Kali” e “Gomar”.Dhe erdhi reagimi i deputetit Demaliaj, i cili tha se si pasojë e moskordinimit tonë kemi lejuar individë që ta sulmojnë UÇK’në, e sot përdorim fjalor si “Kali”, “Gomar”.

“Po largona se na kemi institucione dhe këta kanë punuar ma mirë se na për secilin kundërshtim, pra për këta që po flasim sonte dhe po i fyejmë. Na i kanë ngritur krejt aktakuzat dhe nuk kemi qenë në gjendje me shkru një letër dhe për ta kundërshtuar edhe kur e ka ba raciste Drenicën por edhe me ia kontrollu edhe veprimet e tij gjatë kohës së Jugosllavisë… ata kanë punuar me letra e na i kemi fyer. Tash jemi këtu. Natën e mirë. Po largona për shkak të këtij debati Kali, Magar. Jam në televizion publik”, ka thënë Demaliaj, transmeton “Epoka e re”.

Demaliaj paraprakisht pati përballje disa herë me Nasim Haradinaj për tema politike.Nga 1:20:36 mund ta shihni debatin kur deputeti Demaliaj largohet:

blob:https://www.facebook.com/f6b63d33-7aa7-453d-9d0f-b5127f4525a8

Categories
Uncategorized

Psikologu tregon disa këshilla që mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të flenë vetëm

Nga 30 për qind deri në 40 për qind e fëmijëve kanë probleme të bien në gjumë, sipas studimit rreth gjumit të fëmijëve.

Kështu që, dërgimi i fëmijëve në botën e ëndrrave mund të jetë rraskapitës dhe zhgënjyes si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.Por, mos u mërzitni! Edhe pse problemi është i zakonshëm, ekzistojnë disa metoda që mund të ndihmojnë fëmijët të bien në gjumë më lehtë dhe të bëjnë një gjumë të qetë natën pa u zgjuar.

Krijoni një rutinë gjumi
Të bësh banjë në një kohë të caktuar, të këndosh ninulla, të lejosh fëmijën tënd të zgjedhë një libër për lexim para gjumit apo edhe t’i lejoni ata të bëjnë zgjedhjen e pizhameve janë shenja të cilat mund të tregojnë kohën e gjumit dhe ta bëjnë atë emocionuese.


Vendosni gjithashtu një kohë specifike kur fëmija duhet të shkojë në shtrat, që përfundimisht do të bëhet zakon.

Kontakti fizik është i rëndësishëm
Kontakti i mjaftueshëm fizik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët, ata bëhen të qetë dhe flenë më mirë, sipas hulumtimit.Nga ana tjetër, studimet kanë treguar që fëmijët me mungesë të konsiderueshme të kontaktit fizik me prindërit e tyre, kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit, kortizol, i cili mund të çojë në shumë probleme, përfshirë gjumin e trazuar.


Përdorni ndriçimin e zbehtë
Drita e fortë dërgon një mesazh të qartë në trurin tonë: rrini zgjuar, por shkencëtarët janë bërë më specifikë se cilën dritë artificiale duhet ta shmangim gjatë kohës së natës.

Gjatësia e valës së kaltër në dritën e bardhë është më problematikja për të fjetur, sepse pengon lëshimin e melatoninës që na relakson dhe na bën të përgjumemi. Kjo është gjithashtu e vërtetë për bebet dhe fëmijët.Përdorni metodën e “qarjes së kontrolluar”
Qëllimi i kësaj metode është të ndihmojë fëmijën të mësojë të bjerë në gjumë në mënyrë të pavarur dhe të vetë-qetësohet. Siç sugjeron emri, prindërit vijnë për të kontrolluar dhe siguruar që fëmija i tyre është në rregull kur i dëgjojnë të qajnë, por gradualisht lejojnë që fëmija të qetësohet.Rishkrimi i makthit
Studimet tregojnë se ankthet ndodhin në të paktën 80.5 për qind të fëmijëve dhe fëmijët mund të zgjohen shpejt në mes të natës duke u trembur. Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të përballen duke i siguruar ata që janë të sigurt dhe duke u përpjekur të rimendojnë së bashku makthin me një fund të sigurt dhe të lumtur.

Shkencëtarët sugjerojnë gjithashtu leximin dhe përfshirjen në aktivitete librash që i ndihmojnë fëmijët e vegjël të përballen me frikën e tyre. /Telegrafi/

Categories
Uncategorized

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan Kadare.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.
Sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, këtë radhë nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, si ka qenë tradita e dekadave të fundit. Kjo për shkak të krizës së koronavirusit.

Categories
Uncategorized

Vetëvendosje e çon në Kushtetuese Thaçin: Bindi Haxhi Shalën për të votuar Qeverinë

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi, që sipas saj, ka bindur deputetin Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të LVV-së “Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pas mesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj”.

Njoftimi i plotë:
Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndërroi qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të 3 qershorit.

Si një Qeveri pa legjitimitet dhe e paligjshme, të vetmen mbështetje e kishte tek aranzhimet jokushtetuese në të gjitha fazat e saj. Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pas mesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj.

Është e tepërt të thuhet më, se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk i lejon presidentit rol aktiv në skenën politike, sepse kjo çfarë ka bërë Thaçi nuk është vetëm angazhim aktiv politik, por edhe ndërhyrje e rëndë në rendin tonë kushtetues, por as si e tillë nuk është e para.